Vitia: Nëse del se kam nënshkruar diçka që rrezikon procesin e vaksinimit, unë jap dorëheqje

Vitia: Nëse del se kam nënshkruar diçka që rrezikon procesin e vaksinimit, unë jap dorëheqje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se nuk ka nënshkruar asnjë dokument që rrezikon procesin e vaksinimit kundër COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai derisa mori fjalën në foltoren e Kuvendit të Kosovës, nga ku shtoi se nëse del një gjë e tillë premtoi se do të dorëhiqet nga pozita të cilën e udhëheqë.

“Unë si ministër i Shëndetësisë në asnjë moment nuk kam refuzuar të nënshkruaj diçka që rrezikon procesin e vaksinimit, nëse një gjë e tillë ka ndodhë unë jap dorëheqje”, ka thënë Vitia.

“Ju lutem edhe pak durim, nëse del dicka e tillë para jush e para qytetarëve po e jap një premtim të tillë që marrë përgjegjësi”, u shpreh ai.

Sa i përket ardhjes së vaksinave Vitia luti deputetët të kenë durim.

“Keni durim vetëm sa të mbarojnë disa procese”, shtoi ai. /Insajderi.com