Vitia: Nga 27 shtatori nuk mund të hyhet në lokale pa certifikatë të vaksinimit ose test negativ

Vitia: Nga 27 shtatori nuk mund të hyhet në lokale pa certifikatë të vaksinimit ose test negativ

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se nga 27 shtatori të gjithë personat që do të hyjnë brenda lokaleve, duhet të kenë certifikatën e vaksinimit ose test PCR negativ, përcjell Insajderi.com.

Në raportimin e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Vitia tha se lidhur me këtë masë, Shoqata e Gastronomëve është treguar bashkëpunuese.

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, tha Vitia.
Ndërkaq, në këtë Komision, Vitia tha që rekomandimi I Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës është që të shtyhet fillimi I procesit mësimor./Insajderi.com