Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka raportuar të martën në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, transmeton Insajderi.
Kjo për shkak për shkak të agjendës së ngarkuar.
Këtë e ka bërë të ditur kryesuesja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami, në fillim të mbledhjes.
“MSh është lajmëruar dhe ka kërkuar që për shkak të agjendës së ministrit të Shëndetësisë kanë kërkuar që kjo pikë të shtyhet për një ditë tjetër”, ka thënë Bajrami, raporton EO.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet zbatimi rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”./Insajderi.com