Vitia paralajmëron valë të re të COVID-19 në Kosovë

Vitia paralajmëron valë të re të COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar valë të re të pandemisë COVID-19 në Kosovë, në fund të muajit gusht, në shtator dhe tetor, njofton Insajderi.

Pas mbledhjes së Qeverisë, ku u miratuan masat e reja kundër Coronavirusit, Vitia në një konferencë për media ka thënë se kufizimet mund ta ngadalësojnë një valë të re, por se “është e pashmangshme”.

“Është një variant jashtëzakonisht i rrezikshëm. Varianti Delta po dominon në disa pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore. Me paraqitjen e dy rasteve te ne, ne kemi frikën që shumë shpejtë do të dominojë edhe te ne. Përhapja është aq e frikshme, por të gjitha masat e përdorura deri tani kanë treguar se përkundër që mund ta ngadalësojnë përhapjen, nuk mund ta ndalin atë. Një valë e re në gusht, shtator, tetor, në çfarëdo varianti është e pashmangshme”, është shprehur ai.

Vitia ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që ka vaksina të certifikuara dhe ato janë të sigurta./Insajderi.com