Vitia pranon detyrën e ministrit nga Zemaj

Vitia pranon detyrën e ministrit nga Zemaj

Arben Vitia ka pranuar zyrtarisht detyrën e ministrit të Shëndetësisë nga ministri i deritanishëm, Armend Zemaj, transmeton Insajderi.

Pranim-dorëzimi i kësaj detyre u bë rreth më pak se një orë pasi detyrën e pranoi i pari i Qeverisë, Albin Kurt inga paraardhësi i tij, Avdullah Hoti.

Vitia është kthyer në postin nga i cili u largua rreth 10 muaj më parë, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti 1.

Vitia në takimin me Zemajn ka shkuar i shoqëruar me sekretarin e shkarkuar nga Zemaj, Naim Bardiqi.

Siç raporton ‘Koha’, vendimi i parë i Vitisë në këtë detyrë është anulimi i vendimit të Zemajt për shkarkimin e Bardiqit. /Insajderi.com