Vitia: Presim që deri në fund të vitit të vinë 1 milionë e 200 mijë vaksina

Vitia: Presim që deri në fund të vitit të vinë 1 milionë e 200 mijë vaksina

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se deri në fund të këtij viti pret që në Kosovë të vinë 1 milion e 200 mijë vaksina anti-COVID, njofton Insajderi.

Kjo pasi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, njoftoi se kanë arritur marrëveshje me kompaninë “Pfizer’ për blerjen e vaksinave.

Sipas, Kurtit e Vitisë – kjo do të ju mundësojë që deri në fund të 2021 të vaksinohen 60 për qind të popullsisë.

“Duhet të kuptoni një gjë. Për shkak shumë termave të konfidencialitetit që kemi nënshkruar, s’mund të japim shumë detaje. Mirëpo, deri në fund të vitit nga kompania “Pfizer” pritet të arrijnë mbi 1.2 milionë vaksina”, ka thënë Viita gjatë konferencës për media.

Kosova deri më tash ka pranuar mbi 178 mijë vaksina donacione, ku 60 mijë goditje janë kryer.

Vitia theksoi se “përmes vaksinimit do të kthehemi në normalitetin e munguar”. /Insajderi.com