Vitia pret në takim Kurtin, e njofton për procesin e vaksinimit

Vitia pret në takim Kurtin, e njofton për procesin e vaksinimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim të mërkurën kryeministrin e vendit, Albin Kurti, njofton Insajderi.

Në njoftimin e MSh-së bëhet e ditur se me këtë rast, Kurti është njoftuar rreth ecurisë së procesit të vaksinimit kundër Coronavirusit.

“Gjatë takimit me Ministrin Vitia dhe me stafin e ministrisë, Kryeministri u njoftua për ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të ekipeve mjekësore në terren.

Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës ndaj punës së ekipeve mjekësore dhe stafeve mbështetëse në përballjen me COVID-19”, thuhet në njoftimin për media./Insajderi.com