Vitia: Problemin me çmimet e barnave do ta rregullojmë një herë e përgjithmonë

Vitia: Problemin me çmimet e barnave do ta rregullojmë një herë e përgjithmonë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka premtuar që së shpejti do të rregullohet problemi me çmimin e barnave.

Ai ka falënderuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, i cili ka iniciuar Projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave. Ky i fundit ka propozuar dhe dorëzuar një draft të Ligjit final për Rregullimin e Barnave.

“Pajtohem plotësisht që rregullimi i çmimit të barnave është një nga çështjet kryesore për të mundësuar parandalimin e shpenzimit të xhepit të qytetarëve që ka ndodhur tash e një kohë. Kjo do të rregullohet një herë e mirë, faleminderit për bashkëpunimin”, ka thënë Vitia në seancën e Kuvendit të premten.

Vitia shtoi tutje se kanë guximin dhe vullnetin që ta rregullojnë këtë çështje përgjithmonë./Insajderi.com