
Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të intervistohet sot nga Komisioni Parlamentar për Menaxhimin e Pandemisë.
Vitia ishte ministër i Qeverisë Kurti, gjatë kohës sa shpërtheu pandemia më 13 mars.
Ai më 3 maj kishte vendosur që të fillojë faza e parë lehtësuese e masave për t’u përmbyllur me fazën e tretë më 1 qershor, njofton Insajderi.
Vitia është i akuzuar për “keqpërdorime tenderësh”, gjatë kohës sa menaxhonte pandeminë COVID-19.
Ndër çështjet tjera që priten do raportojë ish-ministri, do të jetë edhe vetëvrasja e Agon Musliut, i cili i dha fund jetës së tij gjatë kohës sa ishte i karantinuar në një ndërtesë të konvikteve. /Insajderi.com