Vitia së bashku me Kurtin dhe Rozeta Hajdarin në Stubëll për të festuar Krishtlindjen

Vitia së bashku me Kurtin dhe Rozeta Hajdarin në Stubëll për të festuar Krishtlindjen

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me liderin e tij partiak, Albin Kurti dhe Rozeta Hajdarin me rastin e Krishtlindjes kanë vizituar një familje në fshatin Stubëll të Vitisë, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Vitia ka shkruar se këtë Krishtlindje ia urojnë familjes Gjergji.

“Urime Krishtlindja të gjithë besimtarëve shqiptarë të krishterë! Këto Krishtlindje ia uruam familjes Gjergji në Stubëll e të nderuarin Mëhill e përshëndetëm nëpërmjet djalit e nipave”, ka shkruar Vitia.

Tutje Vitija ka shkraur se “Këto Krishtlindje si krejt festat këtë vit qenë ndryshe e me kufizime, por së bashku i pritshim festat e ardhshme me shëndet e me hare! Urime Krishtlindjen Famullisë së Stubllës së bukur e të gjithë Ipeshkvisë së Kosovës!”./Insajderi.com