Vitia: Së shpejti vjen një kontingjent me vaksina anti-COVID

Vitia: Së shpejti vjen një kontingjent me vaksina anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se një kontingjent me vaksina anti-COVID të kompanisë “Pfizer” do të vijë së shpejti në Kosovë.

Kosova ka arritur që të sigurojë mbi 1 milionë e 200 mijë vaksina, të cilët sipas njoftimeve të MSH-së do të arrijnë deri në fund të vitit.

“Kështu shpresoj dhe besoj që do ta kemi një vjeshtë e dimër më të sigurt dhe që më të dashurit tanë do të jenë më të mbrojtur”, ka shkruar Vitia.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e ofruar.

Kosova ka një rënie të infeksioneve dhe vdekjeve si pasojë e Coronavirusit.

Momentalisht në vendin tonë janë 345 raste aktive me COVID-19. /Insajderi.com