Vitia shpall të premten ditë zie, anulohen aktivitetet për vitin e ri

Vitia shpall të premten ditë zie, anulohen aktivitetet për vitin e ri

Komuna e Vitisë ka shpallur ditë zie të premten, pas vrasjes së katër-fishtë që ndodhi gjatë ditës së djeshme në familjen Zuka, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Komuna e Vitisë, të cilët me anë të një njoftimi thonë se nuk do të ketë as festime në sheshin e qytetit.

“Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie”, thuhet në njoftim.

Komuna e Vitisë po ashtu ka marrë vendim që të të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera. /Insajderi.com