Vitia: S’ka vendim për ashpërsim të masave

Vitia: S’ka vendim për ashpërsim të masave

Ministria e Shëndetësisë ka demantuar raportimet se që nga e hëna në Kosovë do të ketë ashpërsim të masave kundër COVID-19, transmeton Insajderi.

Nga kjo ministri kanë thënë se janë duke bërë monitorimin e situatës, por aktualisht nuk është marrë asnjë vendim për ashpërsim të masave.

“Nuk është marrë asnjë vendim rreth ndonjë mase të re lidhur me COVID-19. MSh është në monitorim të vazhduar të situatës epidemiologjike përmes institucioneve kompetente. Para çfarëdo vendimi për ndonjë masë, publiku do të informohet me kohë dhe në mënyrë transparente”, ka thënë nga MSh-ja për Telegrafin.

Vlen të ceket se aktualisht në fuqi janë masat e ndërmarra nga Qeveria Hoti, ku lëvizja e qytetarëve nuk është e kufizuar, ndërsa sektori i gastronomisë, operatorët ekonomikë dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00./Insajderi.com