Vitia takon drejtorin dhe Bordin e SHSKUK-së, flasin për gjendjen me COVID-19

Vitia takon drejtorin dhe Bordin e SHSKUK-së, flasin për gjendjen me COVID-19

Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka zhvilluar një takim me drejtorin dhe Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, transmeton Insajderi.

Pas përfundimit të këtij takimi, Vitia shkurtimisht tha se janë njoftuar lidhur me situatën aktuale të krijuar në vend sa i përket COVID-19.

“Ishte një takim i rregullt pune. U njoftuam për gjendjen aktuale nga Drejtori i SHSKUK-së dhe nga Bordi”, tha ai duke u larguar nga takimi.

17 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, që përbën një rekord që prej fillimit të pandemisë në Kosovë.

Derisa janë shënuar edhe 781 raste të reja me COVID-19. /Insajderi.com