Vitia: Të premten arrijnë edhe 100 mijë vaksina anti-COVID

Vitia: Të premten arrijnë edhe 100 mijë vaksina anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është deklaruar rreth procesit të vaksinimit dhe masave të reja anti-COVID në vend, njofton Insajderi.

Në takimin e mbajtur sot me kryetarët e komunave, Vitia tha se pritet që deri të premten të vijnë edhe 100 mijë vaksina të reja, me ç’rast do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve.

“Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksionim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit”, ka thënë Vitia në takim.

Pas diskutimeve të kryetarëve të komunave, ata u informua se sipas analizës epidemiologjike të muajit te kaluar, rezultatet janë premtuese por respektimi i masave nuk ka alternativë përkundër uljes së rasteve.

Sa I përket lirimit të masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet.

Lokalet pritet të lejohen të punojnë deri në ora 00:00 pas mesnate ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori. /Insajderi.com