
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thirrur konferencë për media të premten e 1 tetorit, njofton Insajderi.com.
Ndonëse nuk dihet ende arsyeja e këtij adresimi për shtyp, Vitia pritet që sot të zyrtarizojë lirimin e tij nga detyra e ministrit.
Vitia garon në zgjedhjet lokale për të parin e Komunës së Prishtinës, që do të mbahen më 17 tetor, me kandidimin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Votimi në zgjedhje
Deri më sot, Vitia nuk ka treguar se kur do të japë dorëheqje si ministër, edhe pse kanë mbetur më pak se tri javë nga mbajtja e zgjedhjeve.
Ditë më parë, kur i lajmëroi masat e fundit anti-COVID, Vitia tha se do të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore atëherë kur nuk do të jetë më ministër i Shëndetësisë. /Insajderi.com