Vitia: Vdekja e tre mjekëve nga coronavirusi, humbje e madhe për vendin

Vitia: Vdekja e tre mjekëve nga coronavirusi, humbje e madhe për vendin

Pas vdekjes së dy profesionistëve shëndetësore gjatë ditës së sotme, dhe ditë më parë edhe të një tjetër doktori, ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija.

Duke shprehur ngushëllime për familjarët, Vitija ka thënë se vdekja e këtyre tre mjekëve të cilët ishin të infektuar me Covid-19, është humbje e madhe për vendin tonë.

Vitia profesorin dhe doktorin Sylejman Rexhepi e ka quajtur njëri me vlera të larta i cili u cilësua për urtësinë dhe profesionalizimin e tij të lartë.

“Me dhimbje të madhe, sot morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të profesor Sylejman Rexhepit. Profesori i urtë, i cili me urtësinë e tij la gjurmë jo vetëm profesionale por mbi të gjitha njerëzore e morale në shumë gjenerata të mjekëve të rinj. Ndarja e tij nga ne, la një boshllëk të madh por akoma më shumë la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e secilit nga ne që patëm rastin ta njohim”, ka shkruar Vitia.

Ai në fund thotë se me vdekjen e këtyre tre profesionisteve që dhanë kontribut të lartë në shëndetësinë kosovare, vendi humb mbrojtës të cilët mbrojtën jetët e qytetarëve.

“Ngushëllime familjes dhe të gjithë profesionistëve shëndetësor për këtë humbje të madhe të mjekësisë së Kosovës.Ngushëllime familjarëve dhe kolegëve edhe për humbjen e secilit prej profesionistëve shëndetësorë në këtë betejë të vështirë, të cilët ishin në vijë të frontit, si dr. Fadil Zuka dhe dr. Ali Tolaj.Humbja e çdo njeriu është humbje për familjen dhe shoqërinë, humbja e një profesionisti shëndetësor është humbje që rëndon në secilin ngase një mbrojtës më pak për mbrojtjen e jetëve të tjera”, ka shkruar Vitia.

Gjatë kësaj periudhe të përballjes me COVID-19, sot kanë vdekur mjeku dhe profesori Sylejman Rexhepi, dhe doktor Ali Tolaj, ndërsa ditë më parë nuk arriti t’I bëjë ballë kësaj sëmundje as doktori Fadil Zuka. /Insajderi.com/

Me dhimbje të madhe, sot morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të profesor Sylejman Rexhepit. Profesori i urtë, i cili…

Posted by Arben Vitia on Friday, July 24, 2020