Vitia: Vendimi qeveritar për izolim ishte domosdoshmëri

Vitia: Vendimi qeveritar për izolim ishte domosdoshmëri

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se vendimi qeveritar për izolim ishte domosdoshmëri, pasi këto lloj masash kanë treguar se janë efektive.

Gjatë një konference për media, Vitia tha se jetërat e njerëzve janë më të rëndësishme.

“Izolim të ngjashëm kanë praktikuar shumë vende të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Vitia  po ashtu shprehi solidarizim me sektorët e prekur nga vendimi i ekzekutivit për kufizime të reja.

Por, tha se Qeveria do ta ndërmarrë masa që të mbështetet sektori privat. /Insajderi.com