Vizita e Lushtakut në Prekaz dhe “djali i Adem Jasharit”

Vizita e Lushtakut në Prekaz dhe “djali i Adem Jasharit”

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, sapo i lirua nga burgu pas një vendimi të Gjykatës Supreme, u nis drejt e në Prekaz siç  tha për të nderuar familjen Jashari.

Me një ekip të bashkëpartiakëve dhe të Komunës së Skenderajt, Lushtaku shkoi në Prekaz, por në përgjimet e publikuara nga Insajderi në serinë e hulumtimeve “Dosja e Shefave”, Lushtaku kishte përdorur emrin e familjes Jashari në një këndvështrim aspak të mirë.

Dosja e Shefave XIV: Lufta brenda PDK-së për pozitat e larta n…

#DosjaeShefave XIV: Lufta brenda PDK-së për pozitat e larta në institucionet e shtetit http://bit.ly/DosjaeShefaveXIV

Posted by Insajderi on Friday, 19 August 2016

Teksa fliste në telefon me ish-shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, teksa komentojnë veprimet e Jakup Krasniqit, atëherë kryetar i Kuvendit të Kosovës, Lushtaku përmend familjen Jashari.

“Pasha zotin, pa t’ja kallxu venin, nuk e kisha lanë bash me pas kanë ai i biri i Adem Jasharit, hëë…”, thoshte Lushtaku, i cili kërkonte nga Grabovci shkarkimin e Krasniqit nga pozita e kryetarit të Kuvendit pasi ai nuk ishte në “vijën e partisë”.

Dosja e Shefave XIV: Lufta brenda PDK-së për pozitat e larta në institucionet e shtetit