Vjedhin nga shtetasit e huaj, arrestohen katër persona

Vjedhin nga shtetasit e huaj, arrestohen katër persona

Policia e Shqipërisë ka arrestuar ka arrestuar në flagrancë katër shtetas në Devoll, të cilët vodhën me dhunë 200 euro dhe 2 celularë, dy shtetasve të huaj.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D.A, 19 vjeç, S.P, 17 vjeç, K.A, 22 vjeç dhe R.Sh, 21 vjeç, banues në Bilisht dhe në fshatin Pilur, Devoll.

Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, në afërsi të qytetit të Bilishtit, dyshohet se kanë vjedhur me dhunë 200 euro dhe 2 aparatë celularë dy shtetasve të huaj.

Ndërhyrja e Policisë bëri të mundur kapjen e arrestimin në flagrancë, si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të tyre.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.