Janë arrestuar gjashtë persona pasi dyshohet se kanë sulmuar zyrtarët policorë derisa ata ishin duke bërë përcjelljen e transportit të druve të prera në mënyrë ilegale.
Rasti ka ndodhur në bjeshkët e Istogut rreth orës 19:00, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Për të dyshuarit janë iniciuar dy lëndë të rasteve ‘pengim i personit zyrtar’ dhe ‘sulm’ nga stacioni policor, kurse lënda ‘vjedhje pylli’ është iniciuar nga stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit”, thuhet në raport.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com