Vjedhja brenda aeroportit “Adem Jashari” – Policia jep detajet

Vjedhja brenda aeroportit “Adem Jashari” – Policia jep detajet

Sot ka ndodhur një vjedhje në aeroportin “Adem Jashari” pikërisht në një kompani e  cila funksionon për dhënien e veturave me qira apo njohur ndryshe si ‘Rent A Car’, ku është vjedhur telefoni që funksionin edhe si telefon zyrtar i tyre.

Lajmin për Gazetën Insajderi, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se rasti është duke u hetuar.

“Sot në Lipjan, është iniciuar rasti vjedhje në një Rent A Car, ku dyshohet se një person ka vjedhur një telefon. Rasti po hetohet nga njësitet policore”, ka thanë Baki Kelani për Insajderin.

Gani Syla, punëtorë në këtë biznes privat ka thënë për Indeksonline se vjedhja është kryer nga një gjermane në bashkëpunim me një shqiptar të cilët po bëheshin sikur po kërkonin shërbim për veturë.

Madje në videon e siguruar nga Indeksonline shihet qartë se si dyshja mashtruan punëtorin dhe arritën t’ia vidhnin telefonin mobil.

Vjedhja e këtij telefoni është bërë rreth orës 16:00, ndërsa nga kompania janë lutur që t’u kthehet telefoni për shkak se është tejet i nevojshëm për biznesin e tyre./ Insajderi.com