Në Qendrën Klinike Universitare dikush i ka vjedhur sot gjatë ditës dy çanta Blerina Boqollit, në njërën prej të cilave po mbante edhe dokum" />

Vjedhja në QKUK, gjendet çanta me pasaporta por jo edhe ajo me dokumenta

Vjedhja në QKUK, gjendet çanta me pasaporta por jo edhe ajo me dokumenta

Në Qendrën Klinike Universitare dikush i ka vjedhur sot gjatë ditës dy çanta Blerina Boqollit, në njërën prej të cilave po mbante edhe dokumentacionet e djalit të saj që vuan nga leukemia.Lajmin për vjedhjen e ka dhënë vetë Boqolli, ndërkohë para pak minutash ka njoftuar se brenda QKUK-së është gjetur vetëm çanta ku ishin pasaporta e saj dhe e djalit, ndërkohë çanta me dokumentacione të djalit të saj nuk është gjetur.

Blerina Boqolli, ka njoftuar se çanta e cila brenda saj kishte pasaporta, është gjetur në oborrin e QKUK-së, por thotë se ajo që i duhet është ajo me dokumentacionet e djalit të saj Idealit.