Vjedhje e rëndë në lagjen Veternik të Prishtinës

Disa persona, ende të panjohur për Policinë, kanë kryer një vjedhje të rëndë të martën në një depo të një firme në lagjen Veternik të Prishtinës.

Siç njofton Policia e Kosovës, viktima ka raportuar se në deponë e tij janë vjedhur një automjet – kombi, para të gatshme dhe mallra të ndryshme.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në depon e tij, me ç ‘rast i kanë vjedhur një automjet – kombi me targa lokale, para të gatshme dhe mallra të ndryshëm”, ka thënë Policia në raportin 24-orësh të saj. /Insajderi.com