Vjedhje e rëndë në Lipjan – policia jep detaje

Vjedhje e rëndë në Lipjan – policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikojë dy persona të cilët i kanë vjedhur makinën, një çantë me para të gatshme dhe disa gjëra personale një qytetari.

Njërin nga të dyshuarit, policia ka arritur ta arrestojë dhe gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa nga paratë në euro dhe franga zvicerane, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Ngjarja ka ndodhur me 13 korrik tek rrethi i Lipjanit teksa personi i dyshuar është arrestuar me 15 korrik (të hënën).

Video: 

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje./Insajderi.com