Vjedhje e rëndë në një argjendari të Ferizajt

Vjedhje e rëndë në një argjendari të Ferizajt

Është vjedhur një lokal i argjendarisë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj, njofton Insajderi.

Sipas raportit policor  rasti ka ndodhur gjatë natës së kaluar. Persona të panjohur kanë përdorur forcën e tyre për të hyrë në lokal.

Në hyrjen e tyre kanë hapur kasafortën, nga e cila kishin vjedhur stoli të ndryshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njesitë policore dhe janë duke hetuar rastin. /Insajderi.com