Vjehrra dhe kunata bëhen bashkë për ta rrahur nusen në Lipjan – dërgohet në emergjencë

Vjehrra dhe kunata bëhen bashkë për ta rrahur nusen në Lipjan – dërgohet në emergjencë

Një grua në Lipjan është sulmuar fizikisht të shtunën nga vjehrra dhe kunata e saj. Viktima është detyruar të marrë tretman mjekësore nga lëndimet e pësuara.

Policia e Kosovës njofton se pas tretmanit mjekësor viktima është kthyer tek familja e saj, kurse kunata dhe vjehrra janë liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër K/Shqiptare, ka njoftuar se është sulmuar dhe kanosur nga vjehrra dhe kunata e saj femra K/Shqiptare. Viktima  ka marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente Lipjan si dhe është intervistuar në prani të punëtorit të QPS. Viktima  pas intervistimit dërgohet në familjen e saj, kurse dy të dyshuarat pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohen, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet një njoftimin e Policisë së Kosovës./Insajderi.com