Vjehrri dhe nusja nga Malisheva vdesin si pasojë e COVID-19

Vjehrri dhe nusja nga Malisheva vdesin si pasojë e COVID-19

Dy persona, anëtarë të një familje nga fshati Turjakë e Malishevës, kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus.

Të hënën mbrëma ka vdekur një grua 39-vjeçare, ndërsa të martën në mëngjes edhe vjehrri i saj 68-vjeçar.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale në Malishevë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë shënuar 2,685 raste të vdekjeve nga coronavirusi./Insajderi.com