Vjen ftesa e radhës nga Prokuroria Speciale, ftohet Bedri Zyberaj

Vjen ftesa e radhës nga Prokuroria Speciale, ftohet Bedri Zyberaj

Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim Bedri Zyberajn, ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin për ftesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj tij e ka konfirmuar këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili është djali i Bedri Zyberajt.

“Për shkak të angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, babai im, prof. Bedri Zyberaj, dje, është ftuar që, të paraqitet në Hagë, me dt. 22 janar 2020, për t’u intervistuar nga prokurori i dhomave speciale”, ka thënë Jetlir Zyberaj, përmes një shkrimi në Facebook.

Në shkurt të vitit 2010, një panel gjykatësish ndërkombëtarë në Gjilan kishte dënuar Bedri Zyberajn dhe dy persona të tjerë për krime të luftës, pas një gjykimi 11 mujor, në të cilin ishin paraqitur prova nga dëshmitarët e prokurorisë dhe te mbrojtjes