MPB furnizohet me targa të automjeteve, kontrata zbatohet nga java e ardhshme

MPB furnizohet me targa të automjeteve, kontrata zbatohet nga java e ardhshme

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) i ka hapur rrugë furnizimit me targa të automjetesh për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), pasi në një vendim të marrë të enjten ka hedhur poshtë ankesën e një firme kundër tenderit të dhënë nga MPB disa javë më parë.

MPB, në një njoftim për furnizim emergjent me targa të automjeteve të publikuar disa javë më parë, shpërbleu me kontratë grupin e operatorëve: “G.S.G SH.P.K.; KIG d.d.; KIG KGA d.o.o”, shkruan Insajderi. Kontrata është nënshkruar sot, njofton Zyra e Prokurimit të MPB-së.

Një qytetar i ka thënë Insajderit se për më shumë se një javë e ka veturën në Doganë për shkak të mungesës së targave.

Kjo kontratë parasheh furnizimin e MPB-së me 31 mijë targa të zakonshme me RKS “me dimension 520 x 110 milimetra” dhe 7 mijë targa të tjera të zakonshme me regjistrim KS “me dimension 520 x110 milimetra”. /Insajderi.com