Vjen reagimi i Ismet Beqirit nga LDK-ja pas paralajmërimit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjeve

Vjen reagimi i Ismet Beqirit nga LDK-ja pas paralajmërimit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjeve

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, e ka konsideruar se është alarmante nëse ndryshohet Ligji për Zgjedhje pa debat dhe vetëm me forcën e numrave, njofton Insajderi.

“Nëse bëhet Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, me një urgjencë të tillë, pa debatin e nevojshëm me të gjithë faktorët relevant, por vetëm me forcën e numrave, kjo duhet të na alarmoj. Kjo tregon se pse ne duhet të kemi kujdes kur të marrim vendime”, ka shkruar Beqiri në Facebook.

Beqiri ka thënë se kjo tregon se vendi po shkon drejt autoritarizmit.

“Kjo tregon se në çfarë rruge po shkon vendi ynë, pra drejtë autoritarizmit. Ligji ka nevojë dhe mund të ndryshohet, por asesi në këtë mënyrë, formë të kërkuar nga partia-pushtet dhe me këtë urgjencë”./Insajderi.com