Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për personat që humbën jetën si pasojë e një aksidenti në Kroaci.
Edhe kompania “Deva Tours” e ka konfirmuar se autobusi kishte pasagjerë nga Kosova.
“Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Po raportohet për më shumë se tridhjetë të lënduar nga ky aksident tragjik.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka shprehur ngushëllime për viktimat duke thënë se “Kroacia qëndron me Kosovën”.
Ky aksident ka ndodhur në autostradën A3 rreth orës 6 të mëngjesit. Autobusi ka dal nga rruga për të përfunduar tragjikisht. /Insajderi.com