YIHR reagon ndaj deklaratës së Gëzim Kelmendit për LGBTI

YIHR reagon ndaj deklaratës së Gëzim Kelmendit për LGBTI

Nisma e te Rinjve për te Drejtat e Njeriut- Kosove (YIHR KS) ka dënuar ashpër përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi.

“Duke marrë parasysh se z. Kelmendi si ish-deputet dhe kryetar i partisë “Fjala” është figurë publike me ndikim në ndryshime shoqërore dhe politike, ai duhet të përmbahet në gjuhën që përdor si në diskursin publik ashtu dhe në jetën private. I kujtojmë z. Kelmendit se Kushtetuta e Kosovës Neni 24, paragrafi 2 thekson se: ‘Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.’ Gjithashtu Neni 43 mbi Lirinë e Tubimit thekson se “Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to” thuhet në reagimin e YIHR.

Duke iu referuar shkrimit te Gëzim Kelmendit, YIHR-ja ka potencuar që homoseksualiteti është larguar nga lista e sëmundjeve nga Shoqata Amerikane e Psikiatrisë në vitin 1973 si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu nuk e konsideron si sëmundje që nga viti 1992.