Pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha, ka fituar gjyqin ndaj ortakëve në këtë televizion. Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pezullojë vendimin e ortakëve për shkarkimin e Vjollca Hoxhës si drejtuese e Top Channel.
Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pezullojë vendimin e ortakëve për shkarkimin e Vjollca Hoxhës si drejtuese e Top Channel. Ajo do të jetë administratore e Top Channel deri në gjyqin tjetër. Vjollca Hoxha konteston aksionet e dy ortakëve të tjerë në Top Channel dhe ka nisur një proces gjyqësor ndaj tyre. Pronarja e top Channel thotë se i shoqi u ka shitur atyre aksionet, pa firmën e saj.