Vjollca Shala është emëruar U.D., e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës

Vjollca Shala është emëruar U.D., e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka pranuar dorëheqjen e dy zyrtarëve të lartë, U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina dhe U.D. Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, Enver Govori.

Në komunikatën për media thuhet se për kontributin e jashtëzakonshëm të Morinës dhe Govorit, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, iu shpreh falënderime për gjithë punën e tyre të gjertanishme në këto pozita të larta zyrtare në Postën e Kosovës.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot vendosi që në pozitën e U.D. Kryeshef Ekzekutiv, emëroi Vjollca Shala – Mulaj, ndërsa në pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, si Ushtrues Detyre, emëroi Fadil Brestovci./Insajderi.com