Kandidatja për presidente nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka deklaruar se “do t’i dërgojnë në opozitë për një kohë të gjate ata që abuzuan me pushtetin”.
Këto komente Osmani i ka bërë gjatë vizitave elektorale nëpër qytete të ndryshme.
Ajo të dielën ka vizituar Prizrenin e Dragashin, përcjell Insajderi.
“Këtë të dielë, hapet kapitull i ri, ndaj me këtë frymë dhe me besim, ndryshimi do të bëhet realitet”, ka shkruar Osmani të hënën në Facebook. /Insajderi.com