Vjosa Osmani bën thirrje për kujdes të shtuar nga Covid-19

Vjosa Osmani bën thirrje për kujdes të shtuar nga Covid-19

Kryekuvendarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se beteja me Covid-19 nuk ka përfunduar akoma, madje muajt në vijim siç po shkon trendi shifrat e të infektuarve mund të rritën, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani, ka bërë thirrje që “të mbahet maska, higjiena dhe distanca fizike edhe atëherë kur ndihemi të lodhur nga mungesa e më të dashurve tonë”.

Në fund Osmani ka bërë thirrje për mobilizim të përgjithshëm, meqë siç është shprehur ajo, “virusi gjendet kudo rreth nesh, prandaj duhet a zvogëlojmë dhimbjen dhe ta rrisim shpresën”./Insajderi.com