Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar një status kushtuar djemve të përfaqësuese së Kosovës, që luajnë sonte ndaj Maqedonsië Veriut, njofton Insajderi.
“Fitoret i japin hijeshi futbollit, ndaj sonte prej djemve të Kosovës presim shkëlqim në fushë.
Por, përtej rezultatit, këta djem siç do të duartrokiten sonte, do të admirohen e mbështeten secilën herë që veshin fanellën e dardanëve. Forca Kosova”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kosova luan sonte kundër Maqedonisë së Veriut në një ndeshje historike, pasi ky do të ishte hapi gjigant drejt kualifikimit në Europiani 2021./Insajderi.com.
Fitoret i japin hijeshi futbollit, ndaj sonte prej djemve të Kosovës presim shkëlqim në fushë.Por, përtej rezultatit,…
Gepostet von Vjosa R. Osmani am Donnerstag, 8. Oktober 2020