Vjosa Osmani e denoncon në polici tentim sulmin e Xhavit Ukës

Vjosa Osmani e denoncon në polici tentim sulmin e Xhavit Ukës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka denoncuar në Policinë e Kosovës rastin e vërsuljes së deputetit të Lidhjes Demokratike, ndaj saj.

Insajderi kupton se Osmani menjëherë ka kontaktuar Policinë e Kosovës, duke i kërkuar hapjen e rastit si dhe arrestimin e menjëhershëm të bashkë-partiakut të saj, Xhavit Ukajt.

Kujtojmë se reagimi i deputetëve të tjerë që ishin afër foltores, parandaloi një eskalim më të rëndë të situatës dhe Vjosa Osmani reagoi duke e ndërprerë menjëherë seancën. /Insajderi.com