Vjosa Osmani: E di kush qëndron prapa fyerjeve ndaj meje

Vjosa Osmani: E di kush qëndron prapa fyerjeve ndaj meje

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për raportet e saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Osmani ka thënë se “është i turpshëm lincimi, fyerja dhe fushata shpifëse që më janë bërë dhe po më bëhen mua”.

Tutje Osmani ka vazhduar se “Unë e di kush qëndron prapa këtyre shpifjeve dhe kësaj fushate orekestruese”.

E pyetur se a mund të qëndrojë edhe më shumë në LDK? – Osmani ka thënë se tashmë kjo është çështje dinjiteti, nuk ka vend më aty, edhe unë jam nëna e dikujt, motra e dikujt dhe gruaja e dikujt.

Në fund Osmani ka thënë se në këtë fushatë shpifëse kanë ndihmuar edhe disa pseudoportale si dhe janë ndihmuar në fund edhe nga presidenti i vendit Hashim Thaçi./Insajderi.com