Vjosa Osmani e pakënaqur në LDK – ulet tek deputetët e pavarur

Vjosa Osmani e pakënaqur në LDK – ulet tek deputetët e pavarur

Deputetja më e votuar në Kosovë, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani duket se ka pakënqaësi me partinë.

Në seancën e sotme ku u diskutua për rezolutën e dialogut, deputetja Osmani nuk u ulë te ulëset e LDK-së, shkruan Gazeta Insajderi.

Në videot e realizuara gjatë seancës, Vjosa Osmani shihet e ulur tek ulëset e deputetëve të pavarur.

Pranë saj shihet deputeti Korab Sejdiu, kurse prapa janë ulur Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda.

Ajo përgjatë seancave tjera gjithmonë ka qenë e ulur në rreshtin e parë të deputetëve të LDK-së.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një përgjigje nga Vjosa Osmani në lidhje me këtë veprim, por ajo nuk është përgjigjur.

Deputetja Osmani kohëve të fundit ka pasur përplasje me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin.

Kjo përplasje kishte ardhur pasi Haziri kishte kritikuar Haxhi Avdylin, armend Zemajn e Vjosa Osmanin për një vizitë në Zubin Potok.

“Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi”, kishte shkruar Haziri në Facebook.

Por reagim të ashpër pati nga Vjosa Osmani.

“Para se të jem nuse e Preshevës, unë jam bijë e Mitrovicës. Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre ju koftë, por kurrë në jetën e tyre s’kanë pasur as marre e as fytyrë”, i kishte thënë Osamni nëkryetarit të LDK-së.

Ndryshe së fundi Vjosa Osmani ka dalur në protestën e VV-së kundër Thaçit, përkundër vendimit të LDK-së që të mos përkrahet kjo protestë. /Insajderi.com

Image result for vjosa osmani Parlament 2018