“Vjosa Osmani është kandidate e zorit”

“Vjosa Osmani është kandidate e zorit”

Anëtari i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi, ka komentuar kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre, shkruan Insajderi.

Krasniqi ka thënë se gjërat po definohen ku sipas tij, dikush po nxjerr kandidat emergjentë prej zorit e mospajtimeve të brendshme.

“Një tjetër është shukatur dhe po hesht sepse pas lutjeve e përuljeve, në fund doli jashtë loje. E dikush po bëhet gati për fitore me të vetmin kandidat që guxon t’i bëj ballë Serbisë dhe të marrë vendime të mëdha për Kosovën”, ka shkruar Frashër Krasniqi në Facebook.