Vjosa Osmani i drejtohet FSK-së për herë të parë si u.d presidente

Vjosa Osmani i drejtohet FSK-së për herë të parë si u.d presidente

U.D e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i drejtohet për herë të parë forcave të sigurisë së Kosovës.

Në një ceremoni të organizuar do të mbajë fjalim edhe kryeministri, Avdullah Hoti dhe ministri mbrojtjes, Anton Quni.

Ceremonia fillon në ora 12:00, njofton Insjaderi.

Për shkak të pandemisë  COVID-19,këtë vit mënyra e  shënimit të Ditës së Forcës nuk është e karakterit të hapur.

Komunikata e plotë:

Ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës (FSK-së)

Ceremonia do të mbahet me,  27.11.2020, ditë e premte, duke filluar në ora 12:00 në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me fjalimet e tyre do të paraqiten:

Ushtruesja e  detyrës së Presidentit të  Republikës së Kosovës zonja Vjosa  Osmani – me video paraqitje;

Kryeministri i Republikës së Kosovës zoti Avdullah Hoti;

Ministri i Mbrojtjes zoti Anton Quni;

Komandanti i FSK-së gjeneral, Rrahman Rama.

Për shkak të pandemisë  COVID-19, të cilën është duke e kaluar edhe vendi ynë, këtë vit mënyra e  shënimit të Ditës së Forcës nuk është e karakterit të hapur.

Hyrja është e lejuar vetëm për ata që kanë ftesa.

Paraprakisht ju falënderojmë për bashkëpunimin.