Vjosa Osmani ia uron Joe Bidenit Ditën e Presidentëve

Vjosa Osmani ia uron Joe Bidenit Ditën e Presidentëve

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka uruar Ditën e Presidentëve, Joe Bidenit, presidentit të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani tha se amerikanët çdoherë do gjejnë president që ua përfaqëson interesat e tyre.

“I nderuar Joe Biden, urime Dita e Presidentëve. Dita e sotme duhet të shërbejë si kujtesë për t’u udhëhequr nga mençuria dhe maturia e atyre që ishin themeluesit e demokracive tona. Jam i bindur që amerikanët gjithmonë do të gjejnë një President që përfaqëson më së miri interesin dhe nevojat e tyre”, ka shkruar Osmani.

Dita e Presidentëve, njihet si Ditëlindja e Uashingtonit. Kjo është një festë federale që festohet gjithmonë të hënën e tretë të shkurtit. /Insajderi.com