Juristi, Dastid Pallaska, ka deklaruar se Vjosa Osmani “ishte e impresionuar” nga qasja e tij kundër Lëvizjes Vetëvendosje e Albin Kurtit gjatë fushatës zgjedhore 2019.
Madje, thotë se e kishte ftuar në takim, Pallaska shtoi se bisedat i ka të dokumentuara, përcjell Insajderi.
Ky reagim i Pallaskës erdhi pasi Osmani tha se “E kishte paragjykuar Kurtin, por ishte e ndikuar nga LDK”.
“Aq shumë ishte mahnitur Osmani me qëndrimet e mija kundër demagogjisë së Lëvizjes Vetëvendosje, sa që më kërkoi me ngulm ta takoj sa më shpejtë që të jetë e mundur. Për fat të mirë biseda është e dokumentuar pasi që ishte me shkrim”, ka shkruar Pallaska në reagim.
Ai shtoi se “Osmani nuk ka respekt për vetën”
“Përndryshe, çka mund t’i duket Osmani dhe shefit të saj të ri si “urrejtje” është thjeshtë ALERGJI”, ka shkruar më tutje Pallaska. /Insajderi.com
Postimi i plotë:
Reagim ndaj deklaratës së Znj. Osmani për intervistën time në Rubikon të javës së shkuar
Me 17 shtator 2019 isha në…
Posted by Dastid Pallaska on Friday, 5 February 2021