Vjosa Osmani nesër voton në orën 10:00 në këtë qendër të votimit

Vjosa Osmani nesër voton në orën 10:00 në këtë qendër të votimit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër pritet të votojë në orën 10:00 në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Presidenca, ku thuhet se presidentja e përkohshme do të votojë në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

“Në orën 10:00, u.d Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, do të votojë në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndryshe Osmani ka krijuar iniciatëvën e saj “Lista Vjosa”, e cila hynë në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.com