Vjosa Osmani: Nuk do të jem më pjesë e listës zgjedhore me LDK-në

Vjosa Osmani: Nuk do të jem më pjesë e listës zgjedhore me LDK-në

Vjosa Osmani, ka folur rreth raporteve të saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se vërteta është që kjo nuk është larguar nga LDK-ja, por LDK-ja e ka larguar atë, njofton Insajderi.

Osmani, në televizionin Kanal 10, ka thënë se “LDK nuk e do më kontributin tim, pa çka se e donin në kohë zgjedhjesh”.

Tutje Osmani, ka thënë se “LDK-ja pasi e mori përkrahjen time qytetare, e kaloi urën dhe pastaj ndryshoi”.

“ Unë nuk mund të heshti dhe të rri me një subjektit ku ndërrohen fjalët dhe qëndrimet, dhe si rrjedhojë e qëndrimeve të mija, LDK-ja më përjashtoi”.

E pyetur se a do të jetë edhe më tutje pjesë e LDK-së? – Osmani ka thënë se nuk mund të jetë pjesë e një liste të tillë, që garon me diçka tjetër dhe vepron krejt diçka tjetër.

“Në të ardhmen, mbase edhe ndryshon fryma e tanishme e LDK-së, por aktualisht me këtë frymë, unë nuk jam pjesë e kësaj kaste”./Insajderi.com