Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se nuk kam qenë në dijeni për një plan tjetër të LDK-së për qeverisje me partnerë tjerë. E kam kuptuar pas 6 tetorit se VV-ja nuk është e vetmja alternativë për partner koalicioni.

Në emisionin Jeta në Kosovë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk i ka besuar parashikimeve të qytetarëve se LDK-ja do ta shfrytëzojë për vota por do të më shmang nga vendimmarrja, njofton Insajderi.
Ajo ka shtuar se një gjë të tillë e ka kuptuar pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.
“Aty e kam kuptuar se në LDK ka një plan B për të bashkëqeverisur me parti tjera përveç Vetëvendosjes, për të cilin jemi zotuar në fushatë”.
Vjosa Osmani ka qenë shumë e zëshme në kritikat ndaj partisë së saj, LDK-së, e sidomos pas datës 25 mars, ku partia e saj e ka votuar mocionin për mosbesim ndaj Qeverisë Kurti./Insajderi.com