
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së humoristit Rasim Thaçi – Cima.
Osmani, tha se humori i tij “ishte dritë në errësirë”.
“Ai na bëri të qeshim gjithë jetën e tij. Ne sot jemi të pikëlluar, sepse ikja e Cimës do ta lë një zbrazëtirë të madhe. Por, ne do ta kujtojmë përherë me mall humorin e tij”, ka shkruar Osmani.
Ikona humorit vdiq të premten pasi ishte infektuar me COVID-19.
Do të varroset nesër nga ora 13:00. /Insajderi.com
Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima. Sot Kosova u…
Posted by Vjosa R. Osmani on Friday, 26 March 2021