"Shkarkim i pamerituar"

Vjosa Osmani përmend arsyet pse u shkarkua

Vjosa Osmani ka reaguar pas shkarkimit të saj. Ajo përmend një sërë arsyesh për të cilat partia e saj vendosi ta shkarkonte.

Vjosa Osmani përmend arsyet pse u shkarkua

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, ka reaguar  Vjosa Osmani, e cila thotë se u shkarkua për arsye se i mbajti qëndrimet dhe parimet e saja, njofton Insajderi.

“Po përjashtohem e diferencohem sepse:

Thashë kurrë me të korruptuarit, dhe ashtu mbeti;

Thashë do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e jo mendësinë e vjetër në pushtet, dhe ashtu mbeti;

Thashë se nuk do ta përkrahë asnjë tregtar të kufijve e të sovranitetit, dhe ashtu mbeti.

Thashë për Kosovën do të kërkojmë barazi nëpërmjet reciprocitetit, dhe ashtu mbeti;

Thashë se askujt nuk do t’i punojmë pas shpine, dhe ashtu mbeti;

Pra, u diferencova e shkarkova sepse e mbajta fjalën”. /Insajderi.com